
17:43 / 26.01.2021
Gomez mbërrin në Sevilla: Jam shumë i lumtur
Ashtu siç ishte përfolur, Papu Gomez do të firmos me skuadrën e Sevillas në La Liga.
Argjentinasi u largua nga klubi i Atalantës, për shkak të marrëdhënieve të ftohta me trajnerin Gasperini. Ai sapo ka mbërritur në Sevilla dhe është gati për të nisur aventurën e tij të re, transmeton "albeu".
Me të mbërritur, Gomez tha disa fjalë për mediat: "A jam i lumtur? Shumë ". Tani argjentinasi do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën me Sevijan.