Prishtina mposhtet në ndeshjen e fazës përgatitore

Prishtina mposhtet në ndeshjen e fazës përgatitore

Prishtina ka humbur 1-0 ndeshjen kundër Chayka Peschanokopskoe e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Golin e vetëm për ekipin rus e realizoi Vasily Aleinikov në minutën e 25-të.

Kushtet e rënda me reshje të dendura të shiut vunë në dyshim zhvillimin e ndeshjes dhe detyruan organizatorët të ndërronin fushën.

Për Prishtinën, kjo humbje erdhi vetëm 3 ditë pasi fitoi Superkupën e Kosovës duke mposhtur Dritën 3-1.