18:12 / 27.01.2021
Betejë shqiptarësh në Itali, Gjimshiti avancon Atalantën, Muriqi barazon
Ndeshja për Kupën e Italisë mes Atalantas dhe Lazios ka marrë ngjyrë shqiptare.
Pjesa e parë ende s'ka përfunduar, por deri tash janë shënuar katër gola për rezultatin 2-2.
Ka qenë Atalanta që fillimisht ka kaluar në epërsi në minutën e shtatë, me golin e Berat Gjimshitit. Avantazhi i Atalantas ka zgjatur vetëm dhjetë minuta, pasi Lazio ka barazuar me Vedat Muriqin në minutën e shtatëmbëdhjetë.
Lazio ka kaluar në epërsi me golin e Francesco Acerbi, por as gëzimi i Lazios nuk ka zgjatur shumë pasi Atalanta ka barazuar me Ruslan Malinovsky.























