Atalanta fiton me dhjetë lojtarë ndaj Lazios
BKT
Sport

Atalanta fiton me dhjetë lojtarë ndaj Lazios

Atalanta e ka eliminuar Lazion për të siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Lazi ku luan Vedat Muriqi ka pësuar humbje 3-2.

Ka qenë Atalanta që fillimisht ka kaluar në epërsi në minutën e shtatë, me golin e Berat Gjimshitit. Avantazhi i Atalantas ka zgjatur vetëm dhjetë minuta, pasi Lazio ka barazuar me Vedat Muriqin në minutën e shtatëmbëdhjetë. 

Lazio ka kaluar në epërsi me golin e Francesco Acerbi, por as gëzimi i Lazios nuk ka zgjatur shumë pasi Atalanta ka barazuar me Ruslan Malinovsky. Golin që e ka vulosur takimin e ka shënuar Duvan Zapata. 

Pjesën e dytë Atalanta e luajti me një lojtar më pak, pasi Jose Luis Palomino u përjashtua me të kuq.