Filipçe: Vaksinat anti-covid priten gjatë shkurtit
BKT
Rajoni dhe Bota

Filipçe: Vaksinat anti-covid priten gjatë shkurtit

Pas konfirmimit të rastit të parë të virusit britanik në vendin tonë, autoritetet e shëndetësisë sigurojnë se nuk ka vend për panikë.

Në emisionin “Arti I Financës” në Klan Maqedoni, Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se është analizuar transmisioni I virusit I cili ka një formë të lehtë por transmision më të shpejtë për 70% por situata mbetet nën kontroll. Ai bëri të ditur se masat anti-covid po japin rezultate dhe se situata epidemiologjike po stabilizohet. Vaksinat anti-covid priten gjatë shkurtit – tha Ministri.

Virusi britanik I detektuar në vendin tonë ka një formë të lehtë të sëmundjes por edhe për 70% përhapet më shpejt. Nuk ka vend për panik për shkak se për momentin masat anti-covid po japin rezultate – siguroi Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin “Arti I Financës” në Klan Maqedoni.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

 “Nuk ishte e papritur ardhja e virusit britanik në vendin tonë. Ishte cështje kohe. Në vazhdimësi kemi analizuar situatën e përgjithshme me COVID-19, nëse ka transmision të virusit dhe nuk ka vend për shqetësime, por nuk duhet të relaksohemi por t`I respektojmë masat. Protokollet mbeten të njëjta Po ndjekim edhe situatën në Klinikën për Nefrologji, ku u shfaq një mini-klaster. Masat do të mbeten të njëjta, pa marrë parasysh shfaqjen e llojit të ri të virusit. Duhet t`I respektojmë masat.

Duke folur për vaksinën dhe vonesat e arritjes, Ministri Filipçe u shpreh optimist se edhe në këtë krizë BE-ja do të del fituese krahas sfidave me të cilat përballet dhe do të ndihmojë procesin e imunizimit të vendeve që nuk janë pjesë të BE-së. Ai tha se vaksinat do të arrijnë së shpejti nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

Në Shkurt presim ardhjen e vaksinave nga kanale të ndryshme. Të Premten kemi takim me mekanizmin KOVAKS rreth dinamikës se kur do të arrijnë vaksinat. Vende të mëdha evropiane përballen me probleme me furnizim me vaksina. Presim tre lloje të vaksinave që të arrijnë në vendin tonë mes tyre edhe vaksina FAJZER dhe për këtë shkak kemi aplikuar për tre lloje.

Ndërkaq, Kryetarja e Komitetit për imunizim pranë MSH-së, Aleksandra Grozdanova siguroi se vaksinat janë të sigurta. Ajo bëri thirrje që të vaksinohen të gjithë, pa dallime.

ALEKSANDRA GROZDANOVA – KRYETARE E KOMITETIT PËR IMUNIZIM PRANË MSH-së

Besoj se me transparencë të institucioneve qytetarët do të binden se vaksinimi është I nevojshëm, pasi pandemia tregoi se njerëzit në fillim nuk besonin se ekziston virusi, kurse tani vetëdija është ngritur. Qytetarët duhet ta dijnë se janë të mbrojtur nëse I marrin të dy dozat. Vaksinat janë të sigurta. Ajo kineze tashmë është injektuar në 5 milion njerëz dhe bëhet fjalë për vaksinë të sigurtë. Në këtë periudhë prej 1 muaj mund të shohim se cfarë ndodh në vendet tjera dhe mund të marrim mësime.

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka ngarkuar MSH-në të zbatojë procedurën për furnizimin e 200.000 dozave të SARS-KOV-2, vaksinës së inaktivizuar kundër COVID-19. Sic njoftojnë nga Qeveria, bëhet fjalë për furnizimin e sasive shtesë të vaksinave, krahas 833 mijë dozave nga mekanizmi KOVAKS, për të cilat MSH-ja tashmë ka bërë pagesën e avansit dhe ka siguruar garancën financiare. Sipas paralajmërimeve nga mekanizmi KOVAKS, sasitë e para pritet të arrijnë në gjysmën e parë të Shkurtit. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota