12:25 / 29.01.2021
Depozitat rriten, kreditë ulen në krizën Covid
Edhe këtë vit, normat e interesit të kredive në Bullgari do të qëndrojnë në nivelet e vitit të kaluar - 4.5 deri 6.5% për kreditë konsumatore dhe rreth 2.5 deri 3.0-3.1% për kreditë hipotekare. Këtë e parashikoi para BNR Tihomir Toshev, drejtori ekzekutiv i “Qendrës së Kredive”.
Ai vuri në dukje se po rritet likuiditeti në sistemin bankar – depozitat rriten dhe tashmë janë me përmasë mbi 60 mlrd. leva (30.67 mlrd. euro). Në këtë sfond kreditë e popullsisë janë pak mbi 25 mlrd leva (12.78 mlrd. euro).
Tregu i pronësisë së paluajtshme nuk është i prekur nga kriza e koronavirusit, edhe sa u përket çmimeve, edhe sa i përket interesit ndaj kredive hipotekare, tha gjithashtu Tihomir Toshev























