Chelsea do të bëjë ofertë për Haaland në tregun e verës
BKT
Sport

Chelsea do të bëjë ofertë për Haaland në tregun e verës

Skuadra londineze Chelsea thuhet se është e gatshme që të bëjë ofertë në merkaton e ardhshme drejt Dortmund për sulmuesin Erling Haaland, raporton “Sky Sports”.

Thomas Tuchel është tani në drejtim të timonit në “Stamford Bridge”, dhe për shkak të lidhjes që kishte te skuadra e Dortmundit me Haaland, tani thuhet se është i interesuar ta sjellë sulmuesin norvegjez në Londër.

Për Haaland të interesuara janë shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to edhe gjiganti spanjoll Real Madrid dhe ai gjerman Bayern Munich.