18:34 / 30.01.2021
Jesus ia siguron fitoren Cityt, Guardiola pret gabimin e “Djajve të Kuq”
Manchester City ka siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në Premier Ligë duke e mposhtur skuadrën e Shefield United me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi sulmuesi brazilian Gabriel Jesus në minutën e 9’ të takimit.
Me këtë fitore, City ka krijuar epërsi prej katër pikëve ndaj rivalit të qytetit Manchester United, por që këta të fundit ballafaqohen me Arsenalin dhe Pep Guardiola shpreson që skuadra e Mikel Artetas t’ia bëjë një nderë në luftën për titull.
“Citizens” kanë mbledhur 44 pikë pas 20 ndeshjeve.























