15:02 / 31.01.2021
Humbja nga Kukësi i kushton Ahamtajt
Julian Ahamtaj nuk do të jetë më trajner i Skënderbeut.
Klubi nga Korça ka njoftuar për ndarjen me Ahmatajn.
Njoftimi:
Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim. Skënderbeu falënderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.
I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen. Me Respekt, KF Skënderbeu!























