19:53 / 02.02.2021
Rashica Starton nga minuta e parë me Werder Bremenin
Milot Rashica do të fillojë ndeshjen kundër Greuther Furth nga minuta e parë, në takimin e vlefshëm për 1/8-tën e finales për Kupën e Gjermanisë.
Kjo është ndeshja e parë pas më shumë se dy muajsh që Rashica e luan nga fillimi.
Për herë të fundit kishte startuar kundër Wolfsburgut më 27 nëntor, transmeton Indeksonline/
Për shkak të lëndimit në gju, 24 vjeçari pauzojë dy muaj për tu rikuperuar.
Ndryshe, takimi nis nga ora 20:45.























