12:59 / 04.02.2021
Debutimi i Shkodran Mustafit te Schalke 04 mund të vonojë
Mbrojtësi i ri i Schalke 04, Shkodra Mustafi është detyruar të futet në izolim. Për shkak të udhëtimit nga Londra në Gelsenkirchen për të kaluar e skuadra e re, 28-vjeçari është detyruar nga autoritetet shëndetësore gjermane të futet në izolim si masë e mbrojtjes nga COVID-i.
Siç transmeton panorama, klubi gjerman njofton se lojtari do të stërvitet në kushte izolimi dhe pas kryerjes së testeve, do të jepet vendimi nëse ish-futbollisti i Arsenalit do të luajë në takimin e së shtunës kundër Leipzig.























