13:02 / 04.02.2021
Pas Félix te Atletico edhe Moussa Dembélé me COVID 19
Atletico Madridi humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm. Pas portugezit João Félix, edhe sulmuesi i ri i madrilenëve bardhekuq, Moussa Dembélé është infektuar me COVID. Lajmi u konfirmua nga klubi në faqen zyrtare.
“Futbollisti jonë Moussa Dembélé ka rezultuar pozitiv. Ai është izoluar në shtëpinë e tij duke respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore”, shkruan Atletiko Madrid, transmeton Panorama.
24-vjeçari është dhënë në formë huazimi nga Lioni dhe në fund të eidiconit do të blihet nga Atletiko. Ai ende nuk ka debutuar me ekipin e ri.























