17:25 / 04.02.2021
Arsenali humb apelin për kartonin e kuq të Luizit
Qendërmbrojtësi i Arsenalit, David Luiz u ndëshkua me të kuq në humbjen ndaj Wolves.
Arsenali nuk ishte i të njëjtit mendim dhe e apeloi vendimin, por nuk ia kanë dal të fitojnë, transmeton lajmi.net.
Klubi përmes një komunikate konfirmoi se përpjeka ishte e pasuksesshme dhe vendimi për kartonin e kuq do mbetet.
Kjo nënkupton që Luiz do jetë i suspenduar për ndeshjen e radhës kundër Aston Villas.
Pos tij, do mungojë edhe portieri Bernd Leno që gjithashtu u ndëshkua me të kuq ndaj Wolves.























