Ajaxi gabimisht e la jashtë për Ligën e Evropës transferimin e madh
BKT
Sport

Ajaxi gabimisht e la jashtë për Ligën e Evropës transferimin e madh

Ajaxi ka pranuar se transferimi rekord i klubit, Sebastien Haller aksidentalisht ka mbetur jashtë skuadrës për Ligën e Evropës.

Haller nisi mirë jetën më Amsterdam duke shënuar dy herë dhe dhuruar katër asistime në gjashtë ndeshjet e para, duke treguar formën që priste klubi kur nënshkroi me të në vitin 2019, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, në listën e 25 lojtarëve të Ajaxit për Ligën e Kampionëve, emri i Haller nuk gjendej askund.

Në fillim mendohej se ishte vetëm gabim, me klubin, Federatën Holandeze dhe UEFA-n që provonin të zgjidhnin problemin.

Por, raportimet e fundit sugjerojnë se është gabimi i Ajaxit dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë klubi holandez nuk do mund ta ndryshojë vendimin dhe do të duhet të vazhdojë garën në Ligën e Evropës për këtë edicion pa të.

Ajax përballet me Lillen në kuadër të 1/32 të finales së Ligës së Evropës me 18 shkurt, derisa pas një jave zhvillohet ndeshja kthyese në “Johan Cruyff”.