19:51 / 05.02.2021
Zeneli rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për sfidën e nesërme
Arbër Zeneli është rikthyer nga lëndimi dhe është përfshirë në ekip për ndeshjen e nesërme në udhëtim ndaj Lorient në Ligue 1.
Zeneli ka munguar që nga disfata në Lille (1-2) më 17 janar, duke qenë mungesë e madhe për klubin parisien, përcjell Gazeta Express.
Përveç Arbër Zenelit, edhe Valon Berisha është midis 20 lojtarëve të zgjedhur nga David Guion për udhëtimin në Lorient nesër.
Arbër Zeneli ka aktualisht 2 gola dhe 3 asistime këtë sezon, duke rigjetur kështu dalëngadalë formën e dikurshme.























