E konfirmon trajneri i Willem II: Aro Muric është portieri jonë i parë
BKT
Sport

E konfirmon trajneri i Willem II: Aro Muric është portieri jonë i parë

Arijanet Muric ka kompletuar kalimin në kampionatin holandez Eredivisie në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ishte i huazuar te Granada në Spanjë nga Manchester City, por që nuk kishte shumë hapësira, transmeton Telegrafi.

Gjiganti anglez vendosi ta huazojë në Eredivisie te Willem II, skuadër që do t’i jap më shumë minuta portierit të Kosovës.

Se Aro do të jetë numri një në portën e Willem II e ka konfirmuar edhe trajneri malazez i kësaj skuadre Zeljko Petrovic.

“Është dashur të përshtatemi me situatën dhe për këtë arsyeje kemi huazuar Aro Muric për pjesën e mbetur të sezonit”, tha drejtori teknik i Willem II, Joris Mathijsen 

Portieri i pare i Willem II, Robin Ruiter është lënduar, ndërsa zëvendësuesi i tij Jorn Brondeel ka mbrojtur 11 takime, por trajneri malazez e ka njoftuar atë se Aro do të jetë numri një.