Fitore e rëndësishme e City, drejt titullit të ri në Premier Ligë
BKT
Sport

Fitore e rëndësishme e City, drejt titullit të ri në Premier Ligë

Manchester City ka fituar me rezultat 1-4 kundër Liverpoolit në Anfield, duke bërë kështu një shkëputje prej 5 pikësh nga Manchester United. City po ashtu ka edhe një ndeshje më pak se United. Pesë golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Liverpool nuk ka arritur që ta mposht Manchester City në Anfield sonte dhe kështu të hyjë në garë për ta mbrojtur titullin e Premier Leagues, transmeton Gazeta Express.

Kjo fitore bën që City ta përforcon kreun e tabelës me 50 pikë, 10 më shumë se Liverpool që është në vendin e 4 dhe 5 më shumë se United që është në vendin e dytë. City po ashtu ka një ndeshje më pak se United kështu që ky dallim mund të jetë më i madh në ditët në vazhdim.