Dybala mund të kthehet për Interin
BKT
Sport

Dybala mund të kthehet për Interin

Ende siguri nuk ka, por shpresa ekziston. Dhe është ajo që Paulo Dybala, jashtë për një dëmtim në ligamentin e mesëm të gjurit të majtë nga 10 janari i kaluar, mund të jetë mes të grumbulluarve për sfidën e nesërme në mbrëmje kundër Interit, në kthimin e gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Pas fitoreve ndaj verdhekuqve, Pirlo la të hapur çdo mundësi: “A hyn Dybala me Interin? Po rritet, shpresojmë që të mund të stërvitet me ne për ta pasur në gatishmëri”. Dybala dhe Aaron Ramsey ditën e djeshme kanë kryer sërish punë të personalizuar sepse faktikisht nuk ka pasur punë grupi, transmeton Panorama.

Mbetet për t’u vlerësuar, por është e vështirë për të dy grumbullimi për Kupën e Italisë. Për t’u verifikuar edhe Bonucci, i dëmtuar jo rëndë, por në Kupë: maksimumi do të rikuperohet për stolin. Në çdo rast, rikthimi (megjithatë i vështirë) i Dybalas me Interin do të jetë vetëm një tregues për të kuptuar se në çfarë pike dhe kur mund të jetë i dobishëm në të ardhmen e afërt.