22:40 / 08.02.2021
Munishi, zgjedh tre futbollistët më të mirë kosovarë
Ismet Munishi ka befasuar të gjithë me përzgjedhjen që ka bërë kur është pyetur se cilët janë tre futbollistët kosovarë më të mirë të të gjitha kohërave.
“Më i miri i të gjitha kohrave është Fadil Vokrri, i dyti është Granit Xhaka sepse na ka bërë të gjithve krenar me golin e famshëm që e ka shënu në Rusi kundër Serbisë, dhe Xherdan Shaqiri me golin e dytë. Kurrë vetën ma shumë krenar nuk e kam ndierë në futboll.”
“Aty e kam parë që karma ekziston, aty e kam parë që familjet e tyre janë përndjekë prej regjimit serb, edhe u kthy bumerang ai talent që ata e kanë zhvillu jashtë Kosovës”, ka thënë Munishi në ATV.























