Roma dëshiron të heq klauzolën e lirimit të Pellegrinit
BKT
Sport

Roma dëshiron të heq klauzolën e lirimit të Pellegrinit

Roma së shpejti do të nis bisedimet për të rinovuar kontratën me Lorenzo Pellegrini, derisa klubi dëshiron t’i heq klauzola e lirimit me vlerë 30 milionë euro.

Sipas La Gazzetta dello Sport, takimi mes dy palëve do mbahet në javët e ardhshme, ku do ofrohet rinovimi, përcjellë lajmi.net.

Roma do t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare me vlerë 3.5 milionë euro për sezon.

Kontrata e Pellegrinit momentale skadon në qershorin e vitit 2022 dhe fiton rreth 2.7 milionë euro për vit.

Klubi gjithashtu dëshiron të heq klauzola e lirimit me vlerë 30 milionë euro, derisa 24-vjeçari pritet të bëhet trajneri i ri i Romës.

Pellegrini është produkt i akademisë së klubit. Ka luajtur për dy sezone te Sassuolo pastaj u rikthye në “Olimpico” për 10 milionë euro në vitin 2017.