09:37 / 11.02.2021
Everton pëson një goditje të rëndë, Ancelotti mbetet pa sulmuesin kryesor
Calvert-Lewin kishte shënuar dhe asistuar një gol para se të lëndohej në pjesën e dytë.
Ndihmësi i Everton, Duncan Ferguson, tha për BT Sport: “Duket sikur ai ndrydhi pjesën e gjurit të të tij. Ne nuk jemi plotësisht të sigurt sa do të mungojë ai”.
“Mund të jetë një problem i vogël për të, po presim për testet”, u shpreh ai, përcjell lajmi.net.
Muajin e kaluar, sulmuesi nuk u paraqit për tre javë pasi pësoi një lëndim të ngjashëm.
Calvert-Lewin kishte shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit para se të pësonte një tjetër dëmtim kundër Tottenham.
Ai tani është një dyshim i madh për t’u përballur me Fulham gjatë fundjavës.























