09:59 / 12.02.2021
Zyrtare: Neymar humb sfidën me Barcelonën, do të mungojë gjatë
Neymar do të jetë jashtë fushave deri mars.
Neymar Junior zyrtarisht s’do të jetë gati për sfidën kundër Barcelonës të martën në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.
Braziliani u dëmtua në Kupën e Francës ditë më parë dhe do të mungojë së paku katër javë.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.























