15:53 / 13.02.2021
Atletico fiton ndaj Granadas, ruan kryesimin
Atletico Madrid ka fituar në udhëtim ndaj Garanadas.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën ka përfunduar me rezultat 1 - 2.
Marcos Llorente dhe Angel Correa kanë realizuar për klubin nga Madridi, derisa për Granadan golin e vetëm e ka shënuar Yangel Herrera.
Atletico mbetet në pozitën e parë të kampionatit spanjoll.























