Tjetër lëndim për Bonuccin, ja sa do mungojë
BKT
Sport

Tjetër lëndim për Bonuccin, ja sa do mungojë

Mediat italianë raportojnë se mbrojtësi Leonardo Bonucci do mungojë për disa javë, duke humbur ndeshjen ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

 20:24 | 16 Shkurt 2021

 

Mediat italianë raportojnë se mbrojtësi Leonardo Bonucci do mungojë për disa javë, duke humbur ndeshjen ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

 

Trajneri Andrea Pirlo, konfirmoi se italiani do mungojë nesër në ndeshjen kundër klubit portugez, e vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Sipas Sky Sport Italia, Bonucci do bëjë disa testime të tjera në ditët në vijim për të parë lëndimin.

33-vjeçari është duke pasur probleme muskulore dhe ka frikë te klubi italian që do jetë jashtë fushës për së paku disa javë.

Skuadra e Juventusit ndaj Portos: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Demiral, Di Pardo, Frabotta; Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala.