Trepça `89 njofton për transferimin e ish-futbollistit të Lazios
Trepça `89 ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e Lazios, Luis Pedro Cavanda.
Sipas njoftimit nga klubi përmes faqes në Facebook, lojtari belg do të arrijë së shpejti në Mitrovicë.
Njoftimi i plotë:
Klubi ynë ka bërë goditjën super big pas përfundimit të merkatos.
Cavanda tani është lojtari më i ri i “Minatorëve” dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme lojtari të arrit në Kosovë.
Cavanda është mbrojtës krahu i mirënjohur në futbollin Europian, ai ka luajtur për ekipet e mëdha Europiane si SS LAZIO, TORINO FC, SSC BARI, TRABZONSPOR, GALATASARAY, STANDARD LIEGE.
Ku gjatë karierës së tij ka regjistruar 80 ndeshje për SS Lazion, 8 për SSC Bari dhe 3 për Torino FC ku 53 nga këto ndeshje ishin për SERIA A ligën elitare Italiane pastaj kishte vazhduar karierën në superligën Turke ku u paraqit në 27 ndeshje për Trabzonspor dhe 13 ndeshje për Galatasaray dhe në fund në Standard Liege në superligën e Belgjikës ku pati 60 paraqitje, gjithashtu Cavanda është me origjin nga Beligjika ku u thërrit dy herë për të përfaqësuar kombëtarën e Belgjikës.
Me një karier shum të pasur në futbollin Europian Luis Pedro Cavanda ka arritu gjuhë të përbashkët me klubin tonë ku aventurën e ardhshme do ta kaloj në Kosovë.
Ky transferim nuk do të ishte i mundur pa ndihmesën e bashkëpuntorve tanë ‘Lions Sports AG Agency’ në Monako, pjesë e kësaj agjensi janë vllezërit e mirënjohur Kosovar Ymer dhe Enver Stanovci.
Luis Pedro Cavandës i urojmë mirëseardhje në klubin tonë.























