Rrëfimi i Wengerit, si e “humbi” Arsenali Mbappen
BKT
Sport

Rrëfimi i Wengerit, si e “humbi” Arsenali Mbappen

Është folur shumë për të ardhmen e Kylian Mbappésë e shumë do të flitet gjatë muajve të ardhshëm, derisa të vendosë nëse do të rinovojë me PSG-në apo të zgjedhë një destinacion  të ri.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar së fundmi se sulmuesi i talentuar francez, kur ishte adoleshent, gati u transferua te “Topçinjtë” falas.

“Mund të flasim për Mbappénë. Isha në shtëpinë e tij, kur ai nuk ishte i bindur për të rinovuar kontratën me Monacon. Do të kishte mbërritur tek Arsenali falas. Do të thosha se të gjitha klubet e futbollit kanë histori të tilla.” Ish-trajneri i Arsenalit tregoi se Mbappé është “në nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo”.

Nuk është hera e parë që Wenger zbulon se ka qenë shumë pranë firmës me lojtarë të rinj që më pas janë shndërruar më të mirët në botë.

Edhe Cristiano Ronaldo thuajse kishte nënshkruar me Arsenalin shumë vite më parë, por për fatin e keq të “topçinjve”, Carlos Queiroz shkoi në United dhe brenda një jave bindi Fergusonin të merrte Ronaldon.”