Ibrahimovic fyhet nga tifozët në Beograd
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është fyer nga tifozët në Beograd.
Milani udhëtoi në Beograd për tu përballur me Crvnena zvezdën në kaudër të 1/16 të Europa League.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2. Por, Zlatan Ibrahimovic u bë pre e sulmeve të etiketuara ndaj tij nga tifozët në Beograd.
Ibra ishte në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes, por skuadra italiane ka dëgjuar ulërima të tifozëve ku thoshin “boshnjak i ndyrë”, të etiketuara për 39 vjeçarin.
Sulmet ndaj tij ishin të etiketuara në bazë të etnicitetit të tij, dhe fjala “Balija” përdoret si fyerje ndaj boshnjakëve nga serbët.
Ibra ka preardhje nga Kroacia, ku nëna e tij është katolike dhe babai i tij është musliman nga Bosnja.
Sipas “GazzettadelloSport”, Ibra nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe ka vazhduar të ndjekë ndeshjen pa probleme.























