WBO jep këtë urdhër për ukrainasin Usyk
BKT
Sport

WBO jep këtë urdhër për ukrainasin Usyk

WBO (World Boxing Organization) ka urdhëruar boksierin ukrainas Oleksandr Usyk të duelojë ndaj britanikut Joe Joyce, sfidë që do të jetë e vlefshme për titullin e përkohshëm të botës së kësaj kategorie.

Të dy boksierët janë të pamposhtur (Usyk 18 fitore, 0 humbje dhe Joyce 12 fitore, 0 humbje), ndaj pritet të jetë një përballje e fortë. WBO mori këtë vendim për t’i lënë rrugë të lirë Anthony Joshua, kampioni i botës në këtë kategori, të duelojë ndaj Tyson Fury.

Për momentin nuk ka ende një datë të saktë se kur mund të zhvillohet kjo  përballje, ndërkohë që palët janë duke negociuar. Gjasat janë që kjo sfidë të zhvillohet verën e këtij viti.