Lazio e Muriqit triumfon ndaj Sampdorias
Lazio ka arkëtuar tre pikë me shumë mund ndaj Sampdorias në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.
Sampdoria edhe njëherë dëshmoi se është njëra nga skuadrat që po prodhon lojë të mirë në Serie A dhe me futbollin e saj po krijon probleme për ekipet e mëdha.
Lazios iu desh të “djersitet” shumë për këtë fitore, fillimisht ishte i rikthyeri nga lëndimi, Luis Alberto i cili shënoi gol në min (24’).
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Lazios. Në pjesën e dytë hyri edhe Vedat Muriqi, i cili zëvendësoi Luis Alberton në min (64’), dhe pati një rast të mirë në min (79’) por që nuk arriti të konkretizojë.
Rezultati përfundimtar, Lazio 1-0 Sampdoria.
Tani Lazio ngjitet në pozitën e katërt me 43 pikë, po aq sa Roma. Ndërsa Sampdoria mban pozitën e 10-të me 30 pikë total.























