Negociatat mbi çështjen e Qipros priten gjatë prillit
Takimi joformal për Qipron mbase do të zhvillohet gjatë muajit prill. Këtë e ka deklaruar përpara gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Aleksandros Papajoanu, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.
Fillimisht pritej që takimi në formatin e tij 5+1 të zhvillohet në fillim të muajit mars në Shtetet e Bashkuara. Në të duhet të marrin pjesë përfaqësues të dy bashkësive në ishull - grekët qipriotë dhe turqit qipriotë, të tri vendeve garantuese - Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe si dhe të OKB-së, nën egjidën e së cilës organizohen bisedimet.
Sidoqoftë, palët debutuese ulen në tryezën e bisedimeve me pozita parimisht të ndryshme. Greqia si dhe grekët qipriotë këmbëngulin për kërkimin e një zgjidhjeje përmes një federate bi-zonale me dy-bashkësi, siç është parashtruar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por, pala turke do marrëveshje mbi bazën e dy shteteve të veçanta, të cilat eventualisht të lidhen përmes një lidhjeje konfederale.























