10:26 / 23.02.2021
Maqedoni: 386 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 386 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse, transmeton Telegrafi.
MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.























