13:54 / 23.02.2021
Shtohen rastet me COVID-19 te Torino, suspendohet stërvitja
Torino ka suspenduar stërvitjet shkaku i rasteve të tjera me COVID-19 në skuadër.
Pasi javën e kaluar u konfirmuan tri raste me COVID-19, të tjerat mund të bëhen në orët në vijim sapo të përfundojnë testimet, përcjellë lajmi.net.
Për këtë arsye skuadra ku luajnë Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani ka suspenduar stërvitjen.
“Në lidhje me situatën e kontigjentit ende jo të stabilizuar dhe në zhvillim, mbi indikacionet e autoritetit lokal shëndetësor, Klubi i Futbollit Torino njofton se trajnimi i sotëm është pezulluar në pritje të kontrolleve të mëtejshme”, shkroi klubi në komunikatë.























