Vdes në moshën 21-vjeçare ish-futbollisti i Atalantës
BKT
Sport

Vdes në moshën 21-vjeçare ish-futbollisti i Atalantës

Ndahet nga jeta në moshë të re, ish-futbollisti i Atalantës Willy Braciano Ta Bi.

21-vjeçari vdiq në vendlindjen e tij, në Bregun e Fildishtë, pasi nuk arriti t’i përballoj sëmundjes së rëndë të kancerit në mëlçi.

Ai ishte detyruar të tërhiqej nga futbolli për të vijuar kurimin e sëmundjes, tek sa muajt e fundit përfundoi marrëdhëniet me klubin e Atalantës, për tu kthyer në Bregun e Fildishtë, aty ku kaloi momentet e fundit të jetës së tij.

Willy Braciano Ta Bi u transferua në Bergamo në vitin 2019. Ai u shpall kampion me të rinjtë e Atalantës i cili luajti nëntë ndeshje dhe shënoi tre gola.

Ai pastaj u huazua te skuadra e Pescarës, por kaloi një periudhë shumë të shkurtë, për shkak të shfaqjes të sëmundjes.