Një “bishë” e vërtetë, Ramos vazhdon rikuperimin nga palestra
BKT
Sport

Një “bishë” e vërtetë, Ramos vazhdon rikuperimin nga palestra

Ndërkohë që ekipi i Real Madrid ka udhëtuar drejt Italisë për të luajtur kundër Atalantës, Sergio Ramos po vazhdon fazën e rikuperimit në Madrid.

Kapiteni i madrilenëve duket se e ka hedhur pas krahëve operacionin në gjurin e majtë dhe këtë gjë e konfirmon përmes videove në “Instagram”.

Në postimin e fundit, 34-vjeçari shikohet në palestër, madje ai ushtrohet edhe me pesha në këmbën e operuar.

“Motivim”, shkruan Sergio krah videos, e cila tashmë i ka kaluar 1 milionë e 600 mijë shikime.

Sipas raportimeve të stafit mjekësor të Real Madrid, mendohet se ai qendërmbrojtësi do të jetë në dispozicionin e trajnerit Zidane në fillimin e muajit prill.

Megjithatë, Ramos kërkon që të rikthehet më herët dhe falë punës së tij kjo edhe mund të arrihet.