Zidane: Fitore e vështirë, por ende asgjë nuk është mbyllur

Zidane: Fitore e vështirë, por ende asgjë nuk është mbyllur

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në konferencë për media pas fitores 1-0 kundër Atalantas.

Francezi i dha merita Atalantas për lojën e zhvilluar, duke thënë se gjetja e golit dhe fitorja në këtë ndeshje ishte e rëndësishme, transmeton Telegrafi.

“Nuk e di nëse e kuqja ishte e tepërt, i takon gjyqtarit të marrë vendimet. Ne nuk kemi luajtur mirë, por e rëndësishme është rezultati. Megjithatë, kemi ende ndeshjen e dytë. Fizikisht ata janë shumë të fortë, mbrojnë shumë mirë. Nuk gjetëm hapësira, shënuam vetëm në fund. Për ne, megjithatë, është shumë e rëndësishme ta kemi gjetur golin”.

Ai thotë se aksioni i golit vjen nga stërvitjet dhe është provuar edhe më herët.

“Ishte një lojë e provuar në stërvitje, ne e provuam atë me një tjetër lojtar. Por ai e gjeti golin. Kur i duhet të gjuajë fort, ai (Mendy) mund të godasë edhe me këmbën e djathtë, ndërsa me lëmbën e majtë është më preciz”, ka thënë Zidane.

Sipas trajnerit francez, ka edhe një ndeshje dhe gjithçka mbetet e hapur.

“Tani ka një ndeshje kthyese, gjithçka është akoma e hapur. Ne do të duhet të luajmë mirë në ndeshjen e dytë”, nënvizoi Zidane.