22:33 / 25.02.2021
Zbulohet data se kur do luhet Juve-Napoli
Eliminimi i Napolit nga Europa League i ka hapur rrugë ndeshjes së prapambetur të Serie A mes Juventusit dhe Napolit.
Më 17 Mars pritët të luhet ndeshja që në fakt duhej të luhej më 4 tetor të vitit që lamë pas por u shty për shkak të rasteve me Covid-19 të lojtarëve të Napolit të cilëve nuk ju lejua të udhëtojnë drejt Torinos, transmeton "albeu".
Kjo do të ishte data e vetme e mesjavës në dispozicion deri më sot.























