23:12 / 25.02.2021
Leicester City befasohet nga Slavia Prague
Slavia Prague ia ka dalë ta befasojë Leicester Cityn, duke e mposhtur dhe duke e eliminuar nga gara e Europa League.
Ndeshja e të enjtes ka përfunduar me rezultat 2-0.
Lukas Provod dhe Abdallah Sima kanë shënuar për klubin çek.
Ndeshja e mëhershme kishte mbaruar baraz, pa gola.























