Maqedoni Veriore, rritet numri i të infektuarve nga COVID-19

Maqedoni Veriore, rritet numri i të infektuarve nga COVID-19

Shënon rritje numri i të prekurve me Kovid-19. 70% e rasteve të reja janë konstatuar se janë nga lloji i ri i virusit britanik.

Ministri i Shëndetësisë thotë se kjo mund të cilësohet si një mini-valë e re virusit, ndërkohë që në bazë të përqindjes së rritjes së rasteve do të shqyrtohet nëse do ketë masa të reja restriktive. Ndërkohë që edhe pse ishte e paralajmëruar se në fund të kësaj jave do të arrinin vaksinat kineze si dhe ajo “Pfizer”, Filipçe thotë janë duke u përfunduar procedurat përfundimtare për furnizim me të njëjtat.

"Mendoj se me të vërtetë jemi në ditët e fundit duke finalizuar çështjet përfundimtare për furnizimin me vaksinën kineze dhe “Pfizer”. Më lejoni këtë gjë ta them me rezerva se shumë here ka ndodhur që të dalin disa çështje plotësuese që duhet të parashtrohen. Nga dje jemi në bisedë për vaksinën Rusë që të mund kjo procedure të shkojë sa më shpejtë", tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Rreth 2000 punonjës shëndetësor janë vaksinuar deri më tani, ndërkaq mbi 80,000 qytetarë janë paraqitur për tu vaksinuar. Disa prej tyre thonë se nuk janë të informuar se ku duhet të paraqiten edhe pse janë të interesuar për vaksinim, ndërkohë nga ministria thotë se planifikojnë të bëjnë fushatë ndërgjegjësimi për vaksinim.
“Jam I interesuar për tu vaksinuar, por nuk di si, ku? Te mjeku si duket duhet të shkoj. 2:34 Vetëm e shoh se nuk ka vaksina për krejt, se më duket që duhet të ketë vaksinim dhe rivaksinim pas 14 ditëve”, tha Venko Filipçe, Ministër I Shëndetësisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 554 raste me Kovid, 8 viktima, dhe 210 të shëruar. Shkupi kryeson me raste, ndërkaq pason qyteti i Kavadarit, Prilepi dhe Kumanova. /alsat-m