20:30 / 01.03.2021
Rahoveci zyrtarizon gjigantin amerikan
Skuadra e Rahovecit ka zyrtarizuar transferin e saj më të ri.
Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan, Ed Daniel, i cili vjen në Kosovë pas një përvoje të gjatë në Evropë.
Daniel është 203 cm i gjatë dhe luan si qendër.
Ai ka luajtur në Itali, Izrael, Francë dhe Greqi, duke e bërë kështu një lojtar që e kupton mirë basketbollin në Evropë.























