08:18 / 02.03.2021
Ende nuk lejohet organizimi i dasmave në Maqedoni
Ende nuk ka një marrëveshje mes Qeverisë dhe hoteleritë për organizimin e dasmave.
Takimi midis organizatorëve të dasmave me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi dhe drejtori e Inspektoriatit Shtetëror, Stojko Paunovski sot përfundoi pa marrëveshje, transmeton Telegrafi.
Së shpejti ata duhet të japin një propozim të ri me protokolle, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive duhet të vendosë. Organizatorët e dasmave kërkojnë të punojnë njëlloj sikur kafenetë.
Organizatorët e dasmave disa herë protestuan dhe thonë se janë më të goditurit nga pandemia, ndërsa në takimin e fundit me zëvendëskryeministrin Bytyqi theksuan se mbështetja qeveritare nuk është e mjaftueshme dhe kërkojnë të t’u lejohet të punojnë me protokolle.























