Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi dhe zyrtares së sekretariatit në KPK, me inicialet M.B.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të njëjtit po dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Të dy të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit aktualisht gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Drejtori i Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi dhe zyrtarja tjetër ishin shoqëruar dje për intervistim në polici, për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion.


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi