Zyrtare, merret vendimi për ndeshjen Lazio - Torino
BKT
Sport

Zyrtare, merret vendimi për ndeshjen Lazio - Torino

Ka ardhur komunikimi zyrtar nga gjyqtari Piccinini, ndeshja Lazio - Torino nuk luhet sepse Torino nuk u shfaq as pas 45’ minutave nga koha kur loja duhej të startonte.

“Granada” nuk u nisën për në Romë sepse ishin në izolim, sipas parashikimeve të autoritetit shëndetësor lokal.

Por ndeshja e planifikuar për në orën 18:30 nuk është shtyrë sepse Lega Calcio beson se “Toro” ka përdorur tashmë bonusin e një shtyrje sezonale për ndeshjen kundër Sassuolos. Është një rast i ngjashëm më atë të Juventus - Napoli.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit të Italisë në lidhje me këtë çështje.