19:57 / 02.03.2021
Liverpool i bashkohet garës për Mandin
Kampioni i Premier Ligës vazhdon të lidhet me shumë mbrojtës.
Liverpooli po shikon rreth mundësisë për të transferuar mbrojtësin e Real Betis Aissa Mandi, raporton “La Razon”.
Mbrojtësi algjerian është drejt fundit të kontratës së tij aktuale me skuadrën spanjolle, dhe gjatë verës do të jetë si lojtarë i lirë.
Për Mandin interesim serioz ka shprehur gjiganti italian AC Milan, por si duket “Të Kuqtë” nga Anglia pavarësisht transferimeve të Davies e Kabak, dëshirojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes, pas krizës së madhe këtë sezon me lëndimet e Van Dijk, Joe Gomez, e Joel Matip.























