Kessie shpëton Milanin nga humbja

Kessie shpëton Milanin nga humbja

AC Milan nuk ka arritur të fitoi me shumë se një pikë në shtëpi nga Udinese.

“Rossonerët” golin e barazimit e shënuan në sekondat e fundit, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 1 – 1.

Golin e vetëm në ndeshje për Udinesen e realizoi Becao (68′), por në momentet e fundit, gjyqtari akordoi penallti pas një faulli dhe Kessie u tregua i saktë (90+7).

Milan me këtë pikë të fituar qëndron në pozitën e dytë me 53 pikë, derisa Udinese renditët në vendin e 11-të me 29 pikë.