14:41 / 05.03.2021
18 vjeçari nënshkruan kontratën e parë si profesionist me Bayern Munich
Bayern Munich ia ka dhënë kontratën futbollistit të ri, Jamal Musiala. 18-vjeçari është shprehur shumë i lumtur me mundësinë.
"Jam i kënaqur që kam firmosur kontratën e parë si profesionist me Bayern Munich. Ndihem mirë në klub dhe në ekip. Luaj me lojtarët më të mirë në botë dhe mund të mësoj në çdo stërvitje. Klub ka besuar tek unë dhe ma kanë dhënë mundësinë shumë shpejt. Duhet vetëm t’ua paguaj atë besim me arritje. Dua të bëhem më i mirë dhe të fitoj shumë tituj me Bayern. Qëllimi im është të bëhem një lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre”, është shprehur Musiala.
Ai do të përfitojë 5 milion euro bruto në sezon.























