11:52 / 06.03.2021
Ibra pranë rikthimit te kombëtarja e Suedisë, mund të luajë ndaj Kosovës
Zlatan Ibrahimovic raportohet se do të rikthehet në ekipin kombëtarë të Suedisë dhe mund të luajë kundër Kosovës.
FotbollDirekt.se mëson se Ibrahimovic do të grumbullohet për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës në 25 mars kundër Gjeorgjisë – si dhe kundër Kosovës.
Ibrahimovic njoftoi për pensionimin e tij nga kombëtarja e Suedisë në 2016, kur edhe u bë golashënuesi më i mirë për vendin e tij.
Listat e lojtarëve me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e marsit do të publikohen më 16 mars.























