23:31 / 09.03.2021
Bajrami ka zgjedhur Shqipërinë
Nedim Bajrami ka vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen.
Përzgjedhësi i Shpresave të Zvicrës, Mauro Lustrinelli ka thënë se, Bajrami ka qenë i vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë.
“Ne u përpoqëm shumë ta bindnim Nedimin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, ai më pas na tregoi se zemra e tij rreh më shumë për Shqipërinë. Për ne, identifikimi është një nga vlerat themelore për një lojtar të Zvicrës. Kështu që nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse ta linim të shkonte”, është shprehur Lustrinelli.
Bajrami luan te Empoli, që garon në Serie B.























