23:43 / 09.03.2021
Juventus fiton por Porto kalon në rrethin tjetër
Juventusit nuk i ka mjaftuar fitorja 3-2 ndaj Portos. Porto ka shkuar tutje pasi ka fituar ndeshjen e parë 2-1.
Ndeshja e të martës ka shkuar në vazhdime.
Sergio Oliveira kaloi Porton në epërsi, por Juventus u përgjigj me dy golat e Federico Chiesa-s.
Me këtë rezultat ka mbaruar koha e rregullt.
Gjatë vazhdimeve Porto barazoi në 2-2, me golin e Sergio Oliveira.
Juventus shënoi golin e tretë përmes Adrien Rabiot, por vetëm kaq dhe kaq nuk mjaftoi për t'u kualifikuar.























