Minierat e qymyrit do të zëvendësohen me furnizime të hidrogjenit
Bullgaria do të ndërtojë mbi 200 km tubacionet e gazit me vlerë 250 milion euro në Minierat “Marica-lindje” sipas një plani të ripërtërirë kombëtar të rimëkëmbjes.
Në kuadrin e tij vendi do të marrë paratë e BE për zhvillimin e qëndrueshëm. Hidrogjeni mund të furnizohet gjithashtu përmes tubave, gjë që është baza për reformën thelbësore të Minierave “Marica-lindje” dhe do të eliminojë drejtpërdrejt emetimet e karbonit nga prodhimi i energjisë elektrike. Këtë e tha Ivelina Vasileva, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Mjedisin, para konferencës online “Fondi i BE për Rindërtimin dhe Qëndrueshmërinë për Tranzicionin e Bullgarisë”.
Ndryshimi në Plan pasqyron kritikën se projektet nuk përfshijnë rajonet minerare të qymyrit, të cilat janë thelbësore për transformimin e energjisë, shkruan investor.bg.























