Rritet për 23 përqind numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Rritet për 23 përqind numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor për gjendjen me coronavirusin, për periudhën prej 1 deri 7 mars 2021.

Në këtë periudhë janë bërë gjithsej 21.090 testime për SARS-CoV-2, që është për 4.6% më shumë në krahasim me javën e kaluar, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 4.463, në 35 qytete. Ky numër është për 23.0% më shumë se java e kaluar, transmeton Telegrafi.

“Pjesa më e madhe rasteve të reja janë nga Shkupi (2.160), ndërsa incidenca më e madhe është në Negotinë. Përqindja e rasteve pozitive në periudhën e theksuar lëvizë prej 13.2 deri 26.7%, ose mesatarisht 20.9%”.

“Rastet e reja janë nga të gjitha grupmoshat, kurse numri më i vogël është tek fëmijët prej moshës 0 deri 9 vjeç”, thuhet në raport.

Ndërsa sa i përket personave të shëruar, pas dy testeve negative, janë regjistruar gjithsej 3.895 pacientë të shëruar, të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në kurim shtëpiak.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota